Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia i merr Elbasanit futbollistin më të spikatur të sezoneve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 15:29

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Egnatia i merr Elbasanit futbollistin më të spikatur të sezoneve të fundit

Klubi i Egnatias ka bërë goditjen e madhe të radhës në merkaton e verës, duke afruar një emër që ka spikatur në sezonet e fundit me fanellën e rivalëve të Elbasanit.

asddasdsadsaasddasads

Ashtu siç kishte bërë të ditur “Panorama Sport”, Karim Loukili është bërë pjesë e skuadrës rrogozhinase dhe do të vazhdojë karrierën e tij te kampionët e trefishtë të Shqipërisë.

“Mirë se vini Karim Loukili! Klubi i Futbollit Egnatia njofton se sulmuesi Karim Loukili i është bashkuar zyrtarisht skuadrës dhe tashmë është pjesë e grupit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko, Bullgari. I urojmë një mirëseardhje të ngrohtë në familjen bardhejeshile, shumë suksese, shëndet dhe sa më shumë arritje me fanellën e Egnatias”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Kësisoj, Egnatia siguron një tjetër element me vlerë, duke bërë një hap të rëndësishëm për të përforcuar grupin i cili në këtë edicion ka si synime që të ecë sa më shumë në Europë e të tentojë fazën në grupe.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ E bujshme! Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit