ZYRTARE/ Largim i bujshëm nga Dinamo, sulmuesi ndan rrugët me kryeqytetasit: Për mua fillon një kapitull i ri
Klubi i Dinamos ka ndarë rrugët me sulmuesin Bernard Berisha, i cili ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin kryeqytetas.

Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari me një postim në rrjete sociale, duke i dhënë fund pas një viti eksperiencës së tij si pjesë e bluve ku nuk pat shpesh një rol qendror dhe u përfol vazhdimisht për përplasje me trajnerin Ilir Daja rreth minutazhit.
POSTIMI I BERISHËS
Pas marrëveshjes me klubin Dinamo, nga sot jam lojtar i lirë.
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Presidentin e klubit, stafin,, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e Dinamos për mbështetjen dhe respektin gjatë kësaj periudhe. Ishte një nder të isha pjesë e këtij klubi dhe ju jam falënderues për çdo moment të përbashkët.
I uroj Dinamos shumë suksese në vazhdim, si në kampionat ashtu edhe në çdo sfidë që e pret në të ardhmen.
Ndërsa për mua fillon një kapitull i ri. Shumë shpejt do t’ju njoftoj edhe me skuadrën time të ardhshme.
Faleminderit për gjithçka!

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













