Kualifikoi Gjermaninë në raundin tjetër të Botërorit, mesfushori lartëson Undav: Është i pabesueshëm
Aleksandar Pavloviç i bëri elozhe Deniz Undavit pasi sulmuesi hyri nga stoli dhe shënoi një dygolësh ndaj Bregut të Fildishtë. Aleksandar Pavloviç e vlerësoi Deniz Undav si “të pabesueshëm” pasi sulmuesi i Shtutgartit hyri në lojë dhe shënoi dy gola, duke i dhënë Gjermanisë një fitore përmbysëse 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në Kupën e Botës të shtunën në mbrëmje.

“Është e pabesueshme që hyri dhe shënoi dy gola,” tha Pavloviç në zonën e përzier pas ndeshjes. “Ai shënoi edhe në ndeshjen e kaluar. Është një djalë i pabesueshëm.”
Mesfushori 22 vjeçar u shpreh i kënaqur me fitoren, duke thënë se ajo i jep Gjermanisë një shtysë morale. “Të gjithë jemi të lumtur për fitoren në fund. Ishte shumë bukur të festonim me tifozët në fund,” tha ai. “Ajo na shtyn përpara, na afron me njëri-tjetrin dhe na jep shumë motivim.”
PANORAMASPORT.AL













