Tjetër lamtumirë nga Dinamo, blutë zyrtarizojnë largimin e një prej kapitenëve të skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 17:05

Tjetër lamtumirë nga Dinamo, blutë zyrtarizojnë largimin e një prej kapitenëve të skuadrës

Klubi i Dinamos ka bërë të ditur se mbrojtësi Rustem Hoxha nuk do të jetë më pjesë e skuadrës, duke mbyllur pas tre vitesh aventurën e tij në radhët e kësaj skuadre.

Rustem-Hoxha

Futbollisti ka qenë jashtë fushave të lojës në sezonin e fundit për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në Ligën e Konferencës dhe nuk mundi të jepte kontributin e tij për skuadrën ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Në mbyllje të edicionit, palët kanë vendosur me mirëkuptim që të mos ketë vazhdim të bashkëpunimit dhe Hoxha është larguar si lojtar i lirë. Pritet që në ditët në vijim ai të bashkohet me skuadrën e Teutës.

NJOFTIMI I DINAMOS

FC Dinamo bën me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Rustem Hoxha.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi dinamovit e falënderojnë Hoxhën për kontributin e dhënë me fanellën blu gjatë 3 sezoneve, ku ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.

Gjithashtu, i urojmë suksese lojtarit në vazhdim të karrierës!

Faleminderit Rustem Hoxha!

PANORAMASPORT.AL