Postuar: Qershor 23, 2026 | 20:40
Mesi festoi vetëm për një ditë, Ronaldo e lë pas për të shkruar historinë në Botëror
Leo Mesi i shënoi dje dopietë Austrisë. Në moshën 38 vjeçare dhe 363 ditë u bë lojtari më i vjetër që shënonte dy gola në një sfidë Botërori.

Rekordi nuk i zgjati gjatë. Ronaldo tundi dy herë rrjetën ndaj Uzbekistanit, vetëm një ditë më vonë.
Kështu në moshën 41 vjeçare dhe 138 ditë, kjo arritje i përket atij. Ronaldo me 10 gola ndërkohë kaloi edhe Euzebion, duke u bërë automatikisht golashënuesi më i mirë në historinë e Portugalisë gjatë Botërorëve.
Askush nuk ka shënuar në gjashtë edicione Botërorësh si Ronaldo. Portugezi vazhdon të mos ndalet.
PANORAMASPORT.AL













