Si do të shtohet numri i skuadrave të Superiores, Komiteti Ekzekutiv sjell risinë e madhe nga Kategoria e Parë
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që sezoni 2026/27 të jetë i fundit me 10 skuadra. Nga edicioni 2027/28 do të jetë 12 numri i skuadrave konkurruese në elitë.

Për këtë, vetëm vendi i dhjetë në Abissnet Superiore do të zbresë në Kategorinë e Parë. Ndërkohë nga Kategoria e Parë do të ngjiten menjëherë tre skuadra në elitë.
Dy vendet e para e fitojnë menjëherë të drejtën për Superioren. E treta do të vijë përmes “play off”. Humbësi i finales së “play off” ndërkohë do të luajë me vendin e nëntë në Superiore. Fituesi do të jetë pjesë e elitës duke bërë që numri i skuadrave të shkojë në 12.
ZYRTARE PËR KATEGORINË E PARË:
Ekipet e renditura në vendet e 3, 4, 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë në fazën play-off do të zhvillojnë ndeshje sipas skemës 3 vs 6 dhe 4 vs 5. Fituesit e këtyre dy çifteve do të përballen në një finale dhe fituesi i kësaj finaleje do të ngjitet në kampionatin “Abissnet Superiore” në sezonin e ardhshëm.
Ndërsa skuadra tjetër finaliste do të zhvillojë një finale me skuadrën e renditur e parafundit në fazën play-out të “Abissnet Superiore”. Fituesja e këtij dueli do të sigurojë pjesëmarrjen në “Abissnet Superiore”.
LEXO EDHE
LAJMI I FUNDIT/ Zyrtare! Superiores do i shtohen skuadrat, konfirmohet formula e re për sezonin 2026/27 dhe jo vetëm
Revolucion në Superiore! Ulet numri i ndeshjeve, formula ndryshon sërish në sezonin 2027/28 (PLANI)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













