ZYRTARE/ E la Flamurtarin në vështirësi, kampionët e prezantojnë nga Bansko e Bullgarisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 14:54

ZYRTARE/ E la Flamurtarin në vështirësi, kampionët e prezantojnë nga Bansko e Bullgarisë

Uilliam Baeten është zyrtarisht lojtar i Dritës. 29-vjeçari nga Belgjika largohej nga Flamurtari në një moment të vështirë, ndërsa konsiderohej nga dështimet e sezonit.

Screenshot 2026-06-23 145232

Sfida e fundit që luante me vlonjatët ishte më 14 janar. Prej atëherë, Baeten është pa minuta në këmbë. Tashmë është pjesë e kampionëve që po përgatiten në Bansko të Bullgarisë për Europën.

Kampionët e Dritës ndërkohë vazhdojnë të marrin elementë që luajtën në Shqipëri. Më parë janë prezantuar Mjaki që luante me Laçin dhe Bytyçi që ishte pjesë e Partizanit.

Njoftimi i Dritës: “William Baeten bardh e kaltër Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se futbollisti William Baeten është përforcimi ynë i radhës, i cili i bashkohet ekipit për fazën përgatitore në Bansko.

William së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit nga Vlora, ndërsa më parë ka luajtur edhe për FCSB dhe Universitatea Craiova nga Rumania. Mirë se vjen, William”.

PANORAMASPORT.AL