Postuar: Qershor 23, 2026 | 13:43
ZYRTARE/ Një kampion me Egnatian zgjedh kryeqytetasit, prezantohet në klubin e ri
Orges Shehi ka nisur të piketojë lojtarë nga Superiorja për të përforcuar ekipin e Prishtinës, në drejtimin e të cilit ka nisur që dje punën. Emri i radhës që u bashkohet bardhebluve është Anio Poçi.

Mbrojtësi u largua pas vetëm një sezoni tek Egnatia, me të cilën u shpall kampion dhe ku luajti një rol të rëndësishëm në periudhën kur ekipi u përball me mungesat e Xhemajlit dhe Sotës.
Poçi tashmë do të jetë pjesë e Prishtinës, pasi është transferuar në kampionatin kosovar, me klubin që e ka prezantuar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
PANORAMASPORT.AL













