VIDEO/ Algjeria mban gjallë shpresat për kualifikim, një përmbysje dramatike e ndihmon përballë Jordanisë
Skuadra e Algjerisë ka mbajtur gjallë shpresat e saj për një kualifikim në turin tjetër të Kupës së Botës, falë fitores me përmbysje përballë Jordanisë në ndeshjen e Grupit J.

Skuadra jordaneze ishte ajo që shënoi e para me anë të Al Rashdan dhe ishte në epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes. Por golat nga Benbuali në minutën e 69 dhe Guiri në minutën e 82-të, ndryshuan fatin e sfidës duke u dhënë algjerianëve suksesin 2-1.
Kësisoj, ata do të luajnë në sfidën e fundit në grup përballë Austrisë shansin për të marrë vendin e dytë, ndërsa Jordaninë e pret misioni i pamundur përballë Argjentinës.
JORDANI-ALGJERI 1-2
16’ Al Rashdan / 69’ Benbuali, 82’ Guiri
PËRMBLEDHJA E NDESHJES (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
PANORAMASPORT.AL













