Postuar: Qershor 22, 2026 | 22:54
Dueli ndaj Astanës, zbulohet stadiumi ku do të luajë Dinamo e Ilir Dajës
Dinamo do të përballet ndaj Astanës në datë 9 korrik, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Ky duel është konfirmuar që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” prej orës 21:00.

Dinamovitët do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky duel, për të synuar kualifikimin. Ndërkohë për sa i përket duelit të kthimit, ai do të luhet në datën 16 korrik, në orën 17:00, në “Astana Arena”.
PANORAMASPORT.AL













