Ndeshje me 9 ditë diferencë, UEFA zyrtarizon axhendën e Elbasanit duke e detyruar të bëjë udhëtimin rraskapitës për shkak të luftës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 22:05

Ndeshje me 9 ditë diferencë, UEFA zyrtarizon axhendën e Elbasanit duke e detyruar të bëjë udhëtimin rraskapitës për shkak të luftës

Elbasani po bëhet gati për pjesëmarrjen e parë historike në Ligën e Konferencës dhe tashmë ka të qartë edhe axhendën për dy ndeshjet kundër bjellorusëve të BATE Borisov me një udhëtim rraskapitës që është zyrtarizuar edhe nga UEFA.

elbasani

Ndeshja e parë mes dy skuadrave do të luhet jo të enjten, por të martën më 7 korrik, në stadiumin “Elbasan Arena” me startin e saj që është parashikuar në orën 20:00.

Por për ndeshjen e kthimit, udhëtimi i Elbasanit nuk do të jetë drejt Bjellorusisë apo vendeve afër, por mijëra kilometra larg, drejt Azerbajxhanit.

Ashtu siç dihet, ekipet bjelloruse nuk lejohet të luajnë në fushën e tyre për shkak të situatës së luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa ata gjejnë sistemim në vende të tjera për sfidat si pritëse. UEFA ka zyrtarizuar stadiumin e Sumqajit në Azerbajxhan si atë ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit të enjten e 16 korrikut, në orën 19;00. Sigurisht fakti që stadiumi gjendet 2 mijë kilometra larg qytetit të Borisov e bën këtë një avantazh për Elbasanin. Por gjithsesi, udhëtimi rraskapitës për të shkuar thuajse në Azi, nuk pritet të ndihmojë skuadrën e Gvzodenoiviç para sfidës së kthimit të duelit të parë historik në Europë.

PANORAMASPORT.AL