Do të luhet në piskun e vapës dhe ditë të pazakontë, zyrtarizohet axhenda e ndeshjeve mes Vllaznisë dhe Malishevës në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 20:09

Do të luhet në piskun e vapës dhe ditë të pazakontë, zyrtarizohet axhenda e ndeshjeve mes Vllaznisë dhe Malishevës në Ligën e Konferencës

Vllaznia do të përballet me Malishevën në turin e parë të Ligës së Konferencës dhe tashmë është përcaktuar edhe axhenda e sfidave mes dy skuadrave.

sfdfdsfsdfsddsfsdfsfd

Përballja e parë do të luhet më 9 korrik në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, me startin e planifikuar në orën 20:00 sipas kalendari të zyrtarizuar nga UEFA.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes së dytë që luhet në Kosovë, ajo do të zhvillohet në javën pasardhëse, por jo të enjten. Ndeshja e kthimit mes dy ekipeve do të luhet të mërkurën më 15 korrik në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Orari për ndeshjen në fjalë do të jetë paksa i papërshtatshëm për të dy ekipet, pasi starti i takimit është caktuar në orën 16:30 meqë impianti nuk ka ndriçim artificial dhe pritet që të dy ekipet të luajnë në temperatura të larta.

PANORAMASPORT.AL