Tetova nuk shkoi i vetëm te Teuta, durrsakët zyrtarizojnë emrat që mori me vete nga Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 18:27

Tetova nuk shkoi i vetëm te Teuta, durrsakët zyrtarizojnë emrat që mori me vete nga Egnatia

Edlir Tetova do të punojë me emra të njohur në aventurën e tij të re në radhët e Teutës. Trajneri i prezantuar nga durrsakët pak javë më parë, tashmë është mësuar edhe zyrtarisht se do të ketë në krah emra të cilëve u ka besuar në vitet e kaluara tek Egnatia.

MixCollage-22-Jun-2026-06-27-PM-5958

Pjesë e klubit durrsak tashmë edhe zyrtarisht janë bërë Juljan Brahja dhe Andri Babaj, përkatësisht ndihmëstrajneri dhe përgatitësi atletik që kanë shoqëruar Tetovën në vitet e tij të fundit te rrogozhinasit.

NJOFTIMI I TEUTËS

Mirë se vjen, Julian Brahja!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga sot, pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Julian Brahja, i cili i bashkohet Teutës pas eksperiencës së tij me KF Egnatia. Kujtojmë se Brahja ka qenë më parë pjesë e KF Teutës si futbollist në tre periudha të ndryshme: në sezonet 2003/2004, 2006/2007 dhe 2015.

KF Teuta i uron Julian Brahjes mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese në detyrën e tij të re si pjesë e stafit teknik.

Mirë se erdhe në familjen blu, Julian!

Mirë se vjen, Andri Babaj!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga sot, Andri Babaj i bashkohet stafit teknik si përgatitës atletik i ekipit.

Andri vjen në Durrës pas eksperiencës së tij me KF Egnatia dhe do të sjellë profesionalizmin dhe eksperiencën e tij në shërbim të skuadrës.

I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të ri me fanellën blu!

PANORAMASPORT.AL