EKSKLUZIVE/ Tirana përforcon sulmin, afron futbollistin që ka luajtur me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut
Tirana ka vendosur që të përforcojë radhët e saj dhe pasi po finalizon marrëveshjen për trajnerin e ri, po plotëson edhe ekipin që ai do të ketë në dispozicion.

“Panorama Sport:” ka mësuar se emri i ri që pritet t’u bashkohet bardhebluve është ish-sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Erdon Daci.
Futbollisti 27-vjeccar ka qenë pjesë e klubeve të rëndësishme si Koniaspor në Turqi e më pas Vesterlo e Beveren në Belgjikë, para se të transferohej te Zhenis në kampionatin e Kazakistanit. Prej verës së kaluar ai ka qenë pa skuadër, ndërsa tani do të ketë shansin që të ringjallë karrierën në radhët e Tiranës.
Në tetorin e vitit 2023, ai luajti disa minuta në miqësoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Armenisë, duke shënuar gol në suksesin 3-1.
OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL













