ZYRTARE/ Menjëherë pas humbjes me katër gola, Vllaznia publikon vendimin e fundit
Xhezair Avduli është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. Për ekipin e Edi Martinit afrohej si përforcim në vendin e Jagos që u transferua tek Egnatia.

Kontrata e firmosur me mbrojtësin është 3-vjeçare. Për herë të fundit luajti me Arsimin në Maqedoninë e Veriut. Vendimi për ta prezantuar erdhi menjëherë pas humbjes 4-0 ndaj Olimpija Lubjanës në miqësore.
Njoftimi i Vllaznisë:
Mirë se vjen, Xhezair Avduli! KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër, Xhezair Avduli, mbrojtësin e majtë 21-vjeçar, i cili bashkohet me kuqeblutë me një kontratë 3-vjeçare.
Avduli vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes klubit tonë dhe KF Arsimi nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Një futbollist i ri, me potencial dhe perspektivë për të ardhmen, që do të jetë pjesë e projektit tonë afatgjatë.
I urojmë Xhezairit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në familjen e madhe të Vllaznisë!
PANORAMASPORT.AL













