Gati për sezonin e ri me Tiranën: Spikati në sulmin e bardhebluve, futbollisti rikthehet në kryeqytet (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 17:37

Gati për sezonin e ri me Tiranën: Spikati në sulmin e bardhebluve, futbollisti rikthehet në kryeqytet (FOTO)

Serzh Tabeku ka ndarë sot foto ku tregon se është rikthyer në kreqytet. 29-vjeçari nga Kameruni rezultoi futbollisti më efikas në repartin ofensiv të bardhebluve gjatë sezonit të kaluar.

tabeku tirana

Tabeku ndodhet sërish në Tiranë, ndërsa disa ditë i ndajnë bardheblutë nga fillimi i përgatitjeve. Tabeku shënonte 9 gola në kampionat si askush tjetër me kryeyqytasit.

Gjatë sezonit nuk mungoi interesimi nga jashtë Shqipërisë për Tabekun. Më konkretisht emri i tij u lakua në Qipro, por asgjë nuk u konkretizua.

Screenshot 2026-06-23 173117

PANORAMASPORT.AL