“Mirë që të kam dash fort unë”, batuta Osmani-Krymi pas largimit të mesfushorit nga Vllaznia: Tani po i besoj fjalët që më ke thënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 13:13

“Mirë që të kam dash fort unë”, batuta Osmani-Krymi pas largimit të mesfushorit nga Vllaznia: Tani po i besoj fjalët që më ke thënë

Ardit Krymi i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë, duke ndarë rrugët me klubin kuqeblu pas një situate që duket nuk ka qenë më aq miqësore mes palëve. Në vetë postimin e lamtumirës, Krymikla të kuptohej se kishte pakënaqësi të mëdha, për të cilat kishte “duruar më shumë se duhet”.

krymi

Në postimin e tij në rrjetet sociale megjithatë nuk ka munguar mbështetja dhe urimet për të ardhmen nga thuajse të gjithë futbollistët e Vllaznisë. Por mes mesazheve për Krymin, binte në sy një i shkruar nga ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, të cilit iu përgjigj edhe vetë lojtari.

“Mir qe te kam dash fort un, se kishe ik me kohe”, shkruante Osmani, duke marrë përgjigjen e menjëhershme te Krymit. “Tesh i besoj fjalt qe mke than”, shkruante futbollisti, duke lënë të kuptohet se pakënaqësitë te Vllaznia duket se kishin rrënjë të thella që në vitet kur Osmani ishte pjesë e kuqebluve.

dfdsfdssdfdsfsfd

PANORAMASPORT.AL