VIDEO/ Mbape i “shpall luftë” Mesit, Franca fiton ndeshjen që zgjati 4 orë dhe kalon në turin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 8:15

VIDEO/ Mbape i “shpall luftë” Mesit, Franca fiton ndeshjen që zgjati 4 orë dhe kalon në turin tjetër

Franca ka siguruar kalimin në turin e dytë të Kupës së Botës me një fitore të lehtë 3-0 përballë Irakut, ku protagonist i ndeshjes që zgjati 4 orë ishte Kilian Mbape.

mbape

Diferenca mes dy skuadrave ishte e dukshme dhe sulmuesi shënoi që në pjesën e parë golin e avantazhit për ekipin e tij. Më pas, mbi stadium kaloi një rrebesh shiu i shoqëruar me rrufe, që detyroi shtyrjen e fillimit të pjesës së dytë për thuajse dy orë.

Pasi skuadrat u kthyen edhe një herë në fushë për të vazhduar ndeshjen, Mbape dyfishoi rezultatin duke vazhduar ndjekjen e Lionel Mesit me atë që ishte goli i katërt i këtij edicioni të Kupës së Botës dhe i 16 në total në karrierë në turne.

Goli i Dembele më pas i vendosi vulën fitores 3-0 që kaloi qetësisht Francën në turin tjetër të aktivitetit.

FRANCË-IRAK 3-0

Mbape 14′, 54′, Dembele 66′

PËRMBLEDHJA E NDESHJES: VIDEO 

asdasdsadsasad

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

FORMACIONET ZYRTARE:

FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL