Duplantis i jep fund beqarisë, martohet me influencuesen s*ksi
Ylli suedez i kërcimit me shkop, Armand Duplantis, 26 vjeç, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Desire Inglander. Ceremonia u zhvillua disa ditë më parë në një kështjellë elegante në Rivierën Franceze, në Bregun e Kaltër.

Desire, 25 vjeçe, është modele dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre pas disa vitesh lidhjeje. Duplantis konsiderohet një legjendë e atletikës moderne. Ai ka vendosur plot 15 rekorde botërore në kërcimin me shkop dhe ka fituar dy medalje të arta olimpike, si edhe tre tituj botërorë.

Pas tre vitesh pa asnjë humbje, më 7 qershor ai pësoi për herë të parë një disfatë në një garë të zhvilluar në vendlindjen e tij, Suedi. Ndoshta mendja e kampionit ishte tashmë te dasma e shumëpritur, e cila u celebrua vetëm pak ditë më vonë.
PANORAMASPORT.AL













