Alarm anglez: Rrezik trukimesh në Botëror/ Raporti i “The Telegraph” paralajmëron ‘kërcënimin’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 22:13

Alarm anglez: Rrezik trukimesh në Botëror/ Raporti i “The Telegraph” paralajmëron ‘kërcënimin’

Botërori 2026, befas, gjendet në qendër të alarmit për turkime, pas një raporti të publikuar nga gazeta britanike “The Telegraph”. Konkretisht, ekspertë të integritetit sportiv dhe hetues të basteve të paligjshme kanë paralajmëruar se turneu mund të përballet me rrezik të shtuar për manipulimin e rezultateve dhe trukimin e ndeshjeve.

maxresdefault

Specialistët thonë disa faktorë që, sipas tyre, e bëjnë Botërorin 2026 më të rrezikuar ndaj këtij fenomeni. Mes tyre përmenden zgjerimi i numrit të skuadrave pjesëmarrëse, përfshirja e kombëtareve me burime më të kufizuara financiare dhe nivelet e ndryshme të monitorimit gjatë zhvillimit. Një tjetër shqetësim ka te beje me rritjen e tregut global të basteve.

Ekspertët argumentojnë se qarkullimi I shumave të mëdha në tregjet e ligjshme dhe të paligjshme e bën më të vështirë identifikimin e parregullsive nga ana e FIFA-s dhe institucioneve përgjegjëse. Ky raport thekson se vështirësitë ekonomike mund të rrisin rrezikun e ndikimit të jashtëm ndaj lojtarëve, apo anëtarëve të stafit të disa ekipeve, të cilët mund të përballen me oferta të konsiderueshme financiare nga grupet kriminale.

Shfrytëzimii aplikacioneve të koduara dhe platformave të sigurta të komunikimit po e komplikon punën e autoriteteve ligjzbatuese në identifikimin e lidhjeve mes organizatorëve të skemave të basteve dhe personave të përfshirë në aktivitetin sportiv.

Edhe pse FIFA ka investuar në sisteme të avancuara monitorimi dhe mekanizma për mbrojtjen e integritetit të garës, raporti thekson se rrjetet kriminale po përshtaten me shpejtësi ndaj masave të kontrollit.

Paralajmerimet konkrete kanë shtuar vigjilencën e institucioneve sportive ndërkombëtare, të cilat synojnë të parandalojnë çdo rast të mundshëm manipulimi që mund të dëmtojë reputacionin e turneut. Autoritetet përgjegjëse kanë deklaruar se mbeten në gatishmëri të plotë për të garantuar zhvillimin e ndershëm të garës dhe ruajtjen e besimit të tifozëve në futbollin botëror.

PANORAMASPORT.AL