VIDEO/ Pamje e çuditshme në ndeshjen e Botërorit, trajneri vjen me makinë deri në fushën e lojës pas pushimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 21:41

VIDEO/ Pamje e çuditshme në ndeshjen e Botërorit, trajneri vjen me makinë deri në fushën e lojës pas pushimit

Ndeshja mes Argjentinës dhe Austrisë sot ka dhuruar një pamje me të vërtetë të çuditshme gjatë pushimit të sfidës mes dy skuadrave të Grupit J në stadiumin në Teksas.

bandicam 2026-06-22 20-15-24-849

Ndërsa skuadrat po ktheheshin në terren për vazhdimin e sfidës, pas tyre në tunel u shfaq një makinë e vogël shërbimi në të cilën ishte ulur trajneri i Austrisë, Ralf Rangnik, i cili iu afrua në këtë mënyrë fushës së lojës.

SHIH VIDEON

Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë. Për shkak të një problemi dhe ndërhyrjeve kirurgjikale në këmbë, Rangnik e ka të vështirë të ecë normalisht pasi nuk është rikuperuar nga këto shqetësime. Kjo shihej qartësisht kur ai nisi të ecte në fushën e lojës, pasi po çalonte teksa i drejtohej pankinës.

Rangnik bëri bujë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit pasi u shfaq në fushë duke ecuri me një biçikletë elektrike gjatë pushimit të ndeshjes pikërisht për shkak të këtyre problemeve fizike.

PANORAMASPORT.AL