Askush si “Pleshti” në Kupën e Botës! Mesi lë pas Klosen dhe barazon dy legjenda falë golit ndaj Austrisë
Lionel Mesi ka shkruar historinë e Kupës së Botës sot teksa me golat e shënuar ndaj Austrisë u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në këtë turne.

Dy golat që shënoi e çuan në kuotën e 18 të tillëve në pjesëmarrjet në Kupën e Botës, duke lënë pas Miroslav Klosen me 16, me të cilin ndante vendin e parë deri më sot, ndërsa braziliani Ronaldo është në vendin e tretë me 15 gola.
Njëkohësisht, ai barazoi edhe rekordin e dy legjendave të futbollit botëror, Zhyst Fonten (1958) dhe Zhairzinjo (1970), duke u bërë futbollisti i tretë që shënonte në 6 ndeshje radhazi në Kupën e Botës. Ai kishte shënuar ndaj Australisë, Holandës, Kroacisë dhe Francës në Botërorin e mëparshëm, ndërsa realizoi edhe ndaj Algjerisë dhe Austrisë në këtë aktual.
PANORAMASPORT.AL













