ZYRTARE/ “Eksodi” nga Elbasani ka përgjysmuar alternativat, verdheblutë prezantojnë “ndihmat” për Ligën e Konferencës
Klubi i Elbasanit ka vendosur të huazojë futbollistë vetëm për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, në një moment kur ka regjistruar disa largime nga radhët e ekipit.

Meqë verdheblutë nuk kanë finalizuar ende afrimet në radhët e tyre për sezonin e ardhshëm, ashtu sicc paralajmëroi “Panorama Sport”, kanë kërkuar “ndihmë” nga klube të tjera të Superiores. Kësisoj nën urdhrat e Gvozdenovicc janë vënë dy emra të spikatur në elitën e futbollit tonë në sezonin e fundit, Mario Barjamaj dhe Bernard Karrica të Vorës.
“Bernard Karrica dhe Marjo Barjamaj i bashkohen ekipit në rrugëtimin tonë për edicionin e parë në UEFA Conference League. Mirë se erdhët djema!”, shkruhej në njoftimin në rrjetet sociale të Elbasanit, që zyrtarizonte këtë huazim të dy lojtarëve për sfidat në Europë, duke filluar nga ato me BATE Borisov.
PANORAMASPORT.AL













