ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë pa frena në merkato, prezanton ish-futbollistin e Tiranës
Besa nuk ka të ndalur në merkato. Skuadra kavajase është futur “all in” duke afruar lojtarë të rëndësishëm. Pas Prengajt, Danladit dhe Ruzgis, verdhezinjve iu bashkohet edhe ish-futbollisti i Tiranës, Henri Marku. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqe zyrtare.

26-vjeçari në edicionin e kaluar u aktivizua 10 ndeshje me Tiranën, ndërkohë që në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Elbasanit dhe Korabit.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:
Henry Marku verdhezi
Ju njoftojme se kemi arritur marreveshje me mesfushorin Henry Marku , i cili bashkohet me ne per aventuren e re ne futbollin shqiptar .
Marku vjen pas aventures me Tiranen ne Superlige dhe pritet te jete nje vlere e shtuar per ekipin tone .
PANORAMASPORT.AL













