Kthimi në shtëpi/ Mënyra të ndryshme për t’u eliminuar nga Botërori
Pas ndeshjeve të dyta në fazën e grupeve, dy kombëtare janë matematikisht të eliminuara nga Kupa e Botës 2026, Tunizia Haiti dhe Turqia. Për Haitin, eliminimi ishte deri diku i pritshëm dhe vetë kualifikimi në Botëror u konsiderua një sukses i madh sportiv. Për Turqinë, përkundrazi, largimi që në fazën e grupeve përbën një zhgënjim të madh, pasi konsiderohej skuadra më e fortë e grupit të saj dhe kishte nisur turneun me pritshmëri të larta.

Turqit mbështeteshin veçanërisht te talentet e rinj Arda Gyler dhe Kenan Jildiz, dy nga lojtarët më premtues të futbollit europian. Asnjëra prej dy skuadrave nuk mund ta ndryshojë fatin e saj në ndeshjen e fundit të grupit. Të dyja kanë humbur dy sfidat e para pa shënuar asnjë gol dhe do ta mbyllin grupin në vendin e fundit.
Haiti ishte rikthyer në një Kupë Bote pas plot 52 vitesh, që nga edicioni i vitit 1974 në Gjermaninë Perëndimore, ndërsa Turqia po merrte pjesë për herë të parë pas 24 vitesh, që nga Botërori 2002, ku kishte arritur surprizueshëm vendin e tretë. Megjithatë, në fushë rezultatet ishin krejt të kundërta me pritshmëritë. Turqia humbi 2-0 ndaj Australisë dhe 1-0 kundër Paraguait. Ajo që e bën eliminimin edhe më të çuditshëm është statistika: në dy ndeshje turqit goditën plot 62 herë drejt portës kundërshtare, por nuk shënuan asnjë gol.
Kundërshtarët e tyre goditën vetëm gjashtë herë në kuadrat, por realizuan tre gola. Në të dyja sfidat, Turqia mbajti topin mbi 70% të kohës. Problemi kryesor duket se ishte mungesa e një sulmuesi tipik që garanton gola, një dobësi që u shfaq më shumë sesa pritej. Pas Haitit dhe Turqisë, edhe Tunizia është eliminuar në fazën e grupeve. Humbja 0–4 ndaj Japonisë do ta bëjë të pavlefshme ndeshjen e fundit të Grupit F kundër Holandës.
PANORAMASPORT.AL













