EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Toma te Vllaznia, kuqeblutë presin edhe liderin e mesfushës së Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 11:15

EKSKLUZIVE/ Jo vetëm Toma te Vllaznia, kuqeblutë presin edhe liderin e mesfushës së Partizanit

Vllaznia ka menduar të përforcohet para Europës me lojtarë që i merr nga Partizani në formë huazimi. Jo vetëm Rrok Toma mund t’u bashkohet kuqebluve për ndeshjet e Ligës së Konferencës.

DOUMBIA

“Panorama Sport” mëson se dëshira e madha është për huazimin e Arafat Doumbia. Megjithatë, lideri i mesfushës së “demave” është një pistë më e vështirë për t’u arritur. Gazeta mëson se dëshira e kuqebluve ndërkohë mbetet.

Sa i përket Tomës duket e kryer që të japë kontributin e tij në sulm. Aty ku do të jetë si zëvendësues i Çarls Bismark, i cili është larguar pas huazimit. Bashkë me Bekim Balajn janë opsionet për majën e sulmit.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL