EKSKLUZIVE/ Një nga emrat që spikati këtë sezon në Superiore, mbrojtësi drejt Bullgarisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 10:54

EKSKLUZIVE/ Një nga emrat që spikati këtë sezon në Superiore, mbrojtësi drejt Bullgarisë

Futbollit shqiptar pritet t’ia japë lamtumirën shumë shpejt një tjetër emër që ka spikatur në edicionin e fundit në Abissnet Superiore. Mbrojtësi argjentinas i Flamurtarit, Luçiano Skuadrone, po bëhet gati të nënshkruajë në kampionin bullgar.

luciano skuadrone

Sipas informacioneve të fundit, Skuadrone ka akordin me ekipin e Çerno More Varna dhe në edicionin e ardhshëm do të bëhet pjesë e tij.

Kështu, ai i jep lamtumirën futbollit shqiptar, edhe pse në klubin Flamurtarit do të kishin dashur të mbanin futbollistin edhe një tjetër edicion për t’i ndihmuar që të ktheheshin në elitë.

PANORAMASPORT.AL