Postuar: Qershor 23, 2026 | 10:00
Teo Hernandez drejt kthimit në Serinë A, dy klube italiane hyjnë në garë për mbrojtësin
E ardhmja e Teo Hernandez mund të jetë sërish në Europë vetëm një vit pas transferimit të tij te Al-Hilal në Arabinë Saudite.

Mbrojtësi francez nuk ka bindur me paraqitjet e fundit në Botëror dhe ka përfunduar në qendër të kritikave pas ndeshjes së parë të Francës. Sipas mediave italiane, 28-vjeçari dëshiron të rikthehet në një klub të madh europian, pavarësisht kontratës së majme prej 20 milionë eurosh në sezon që e lidh me Al-Hilal edhe për dy vite të tjera.
Në Serie A, Juventusi po monitoron situatën e tij dhe mund të lëvizë në rast se largohet Kambiaso. Interes për Teon ka shfaqur edhe Komo, që e kishte kërkuar më herët dhe mund të rikthehet në garë për shërbimet e tij.
PANORAMASPORT.AL













