VIDEO/ Norvegjia shkruan rekorde me fitoren e radhës falë Haland, sulmuesi i pandalshëm në herën e tij të parë në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 8:34

VIDEO/ Norvegjia shkruan rekorde me fitoren e radhës falë Haland, sulmuesi i pandalshëm në herën e tij të parë në Botëror

Norvegjia ka hedhur kandidaturën për të qenë një nga surprizat e mundshme të Kupës së Botës pas fitores 3-2 përballë Senegalit në ndeshjen e dytë në grup, duke u bërë gati për “finalen” përballë Francës që do të përcaktojë kreun, pasi të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin në turin tjetër.

haland

Në një ndeshje të dominuar nga norvegjezët që në start, ishte Pedersen ai që u dha avantazhin në fundin e pjesës së parë. Më pas e kishte radhën Haland të shënonte dy herë, duke bërë të pavlefshme tentativat e ekipit afrikan për të marrë diçka nga kjo sfidë me dy golat e Sarr që shërbyen vetëm për statistikë.

Kështu, Norvegjia fitoi për herë të parë dy ndeshje në një edicion të Kupës së Botës dhe Haland mbeti në garë për “Këpucën e Artë” të turneut duke mos iu ndarë dyshes Mesi-Mbape. Kurse Senegali, mban ende gjallë shpresa për kualifikim mes të tretave më të mira nëse mund Irakun.

NORVEGJI-SENEGAL 3-2
43’ Pedersen, 48’, 58’ Haland / 53’, 90’+3’ Sarr

PËRMBLEDHJA E NDESHJES (VIDEO)

sddasdasdasdasd

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL