Fitorja ka çmim të lartë për Gjermaninë, humbet liderin e prapavijës për pjesën e mbetur të Botërorit
Pavarësisht fitores së bujshme 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, kombëtarja gjermane pësoi një goditje të rëndë: Niko Shloterbek u detyrua të zëvendësohej në pushimin mes pjesëve për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Tani është konfirmuar: për të, Kupa e Botës ka përfunduar dhe jo vetëm kaq. “Ai ka një dëmtim në ligamentin medial. Nuk duket aspak mirë, për fat të keq,” deklaroi trajneri i kombëtares, Julian Nagelsman.

Tani kjo është konfirmuar. Siç njoftuan Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe Borusia Dortmund të hënën, rezonanca magnetike e kryer në qendrën e Kupës së Botës në Uinston Salem zbuloi një dëmtim të ligamentit medial në kyçin e majtë të këmbës. 26 vjeçari do të mungoj për disa muaj. Kjo do të thotë jo vetëm fundi i Kupës së Botës për të, por edhe mungesë për Dortmundin gjatë fazës përgatitore dhe në fillimin e sezonit të ri. “Do të na mungoj shumë Shloti në fushë si një mbrojtës i jashtëzakonshëm për aftësinë e tij në ndërtimin e lojës,” tha Nagelsman.
“Kjo mund të kishte qenë Kupa e Botës e tij. Ne të gjithë u përpoqëm ta inkurajonim dje, fatmirësisht ai është një djalë shumë pozitiv dhe tashmë po sheh përpara.” Për momentin, Shloterbek do të qëndroj në SHBA dhe do të vazhdoj të mbështes ekipin gjerman. “Është një shenjë e mirë që ai po qëndron me skuadrën, sepse ka ndikim edhe jashtë fushës,” tha Nagelsman, duke folur për alternativat në qendër të mbrojtjes. “Pavarësisht mungesës së tij, ne jemi ende shumë mirë të pozicionuar me Tah, Antonio Rudiger, Valdemar Anton dhe Malik Tiau.”
Shloterbek, i cili kishte munguar për një periudhë të gjatë 14 muaj më parë për shkak të një dëmtimi në menisk, pësoi dëmtimin pas një dueli me Amad Dialo në minutën e 13 kundër Bregut të Fildishtë. Edhe pse mori trajtim disa herë në fushë, ai vazhdoi të luante deri në fund të pjesës së parë. “Në fund, është kryesisht vendimi i lojtarit nëse mund të vazhdoj të performoj. Dhe ai luajti shumë mirë deri në pushim,” shpjegoi Nagelsman. “Ishte vërtet për tu vlerësuar, ai dha gjithçka për ekipin.” Pas pushimit, Antonio Rudiger hyri në fushë në vend të Shloterbek dhe u përshtat mirë në mbrojtjen gjermane me forcën fizike dhe kontrollin e topit.
KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL













