ZYRTARE/ Premtoi se do të arratisej nga Italia, rikthim i bujshëm i trajnerit në Seria A
Xhenaro Gatuzo është prezantuar si trajneri i ri i Lacios. Ky është rikthimi i bujshëm në Seria A, ndërsa prej 3 javësh ishte bërë fakt që marrëveshja u mbyll dhe mungonte vetëm zyrtarizimi.

Kontrata e firmosur është e vlefshme për dy sezone. Dhe puna për sezonin e ri ka nisur.
Dikur Gatuzo u shpreh se nëse Italia nuk shkon në Botëror, do të arratisej. Tashmë është koha për aventurën e radhës me një klub, pasi dështoi me përfaqësuesen axurre.
48-vjeçari ndërkohë e ka rikthim në Itali, pasi drejtonte Napolin në vitin 2021. Te Lacio pritet të shtohen investimet në këtë merkato. Kujtojmë se edhe me tifozët janë marrëdhënie mjaft të tensionuara, ndërsa kanë bojkotuar prej kohësh në shkallët e stadiumit.
PANORAMASPORT.AL













