E pazakontë! Trajneri mashtroi për largimin e tij nga Botërori, reagon sulmuesi: Koha të rikthehem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 17:52

E pazakontë! Trajneri mashtroi për largimin e tij nga Botërori, reagon sulmuesi: Koha të rikthehem

Zheremi Doku i rikthehet Belgjikës, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale konfirmohet se arsyeja e largimit ishte lindja e djalit. Sulmuesi 24-vjeçar u bë baba.

Screenshot 2026-06-23 175127

Trajneri i Belgjikës, Rudi Garsia, tregonte një tjetër arsye për mungesën e Doku në sfidën me Iranin. Fillimisht për të u tha se është sëmurë.

Njoftimi i Doku: Faleminderit të gjithëve për dashurinë, lutjet dhe mesazhet e mira gjatë këtyre ditëve të fundit.

Shireen dhe Praise janë shumë mirë, dhe zemra ime është plot mirënjohje. Të mirëpres djalin tim në botë është një nga bekimet më të mëdha që Zoti më ka dhënë ndonjëherë.

Faleminderit ekipit për mbështetjen; tani është koha të rikthehem në futboll dhe të përfaqësoj vendin tim në skenën më të madhe.

‘Çdo dhuratë e mirë dhe e përsosur vjen nga lart.’ Jakobi 1:17. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Paqe, dashuri dhe mirënjohje”.

PANORAMASPORT.AL