Postuar: Qershor 23, 2026 | 22:11
E ardhmja e Teo Hernandez, dy klube të Serisë A tentojnë ta rikthejnë në Itali
E ardhmja e Theo Hernandez mund të jetë sërish në Europë vetëm një vit pas transferimit të tij te Al-Hilal në Arabinë Saudite. Mbrojtësi francez nuk ka bindur me paraqitjet e fundit në Botëror dhe ka përfunduar në qendër të kritikave pas ndeshjes së parë të Francës.

Sipas mediave italiane, 28-vjeçari dëshiron të rikthehet në një klub të madh europian, pavarësisht kontratës së majme prej 20 milionë eurosh në sezon që e lidh me Al-Hilal edhe për dy vite të tjera.
Në Serie A, Juventusi po monitoron situatën e tij dhe mund të lëvizë në rast se largohet Kambiaso. Interes për Teon ka shfaqur edhe Komo, që e kishte kërkuar më herët dhe mund të rikthehet në garë për shërbimet e tij.
PANORAMASPORT.AL













