“Jam gati të lë lëkurën për fanellën e kombëtares”, Deklan Rajs pranon se ka luajtur me dhimbje në start

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 21:54

“Jam gati të lë lëkurën për fanellën e kombëtares”, Deklan Rajs pranon se ka luajtur me dhimbje në start

Deklan Rajs pra noi se ka menax huar një dhimbje të fshehtë në kofshë që prej periudhës së Krishtlindjeve me Arsenalin, duke e përballuar atë paralelisht me ngarkesën “e pabesueshme” prej 63 ndeshjesh sezonale. Mesfushori nuk e fshehu për “ITV Sport” se ka luajtur me dhembje të vazhdueshme për gati gjysmë viti. Ai e quajti numrin e ndeshjeve të këtij sezoni si “të pamëshirshëm”, në një kohë qëluajti ndeshjen e tij të 63- të sezonal në premierën e Anglisë në Botëror.

rajs

Pavarësisht lodhjes ekstreme, ai deklaroi se është në gjendje të shkëlqyer dhe gati të luajë çdo ndeshje për Anglinë. Mesfushori i Arsenalit konfirmoi se zëvendësimi i tij në minutën e 72-të gjatë ndeshjes hapëse të Kupës së Botës kundër Kroacisë në Dallas ishte thjesht një masë paraprake për të shmangur dëmtimet në minutat e fundit të një sezoni të stërmbushur. Pavarësisht se kalendari është shpesh “i çmendur”, ai theksoi se nuk do të ankohet dhe se është i gatshëm “të lërë lëkurën” për ekipin”. Sipas Rajs, ky sakrificë vlen për të përjetuar emocione të tilla si triumfi në Premier Ligë.

Sigurisht që edhe roli si Zëvendëskapiten i Anglisë ka qenë themelor sa i takon paraqitjeve të lojtarit, teksa, gjendja fizike jo e mirë nuk e ka penguar 27-vjeçarin të marrë një përgjegjësi edhe më të madhe në kombëtare. Eshte e ditur tashmë se trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, e ka emëruar Deklan zyrtarisht zëvendëskapiten të “Tre Luanëve”. Ky vlerësim vjen pas një sezoni ku Rajs luajti 4,456 minuta për Arsenalin, duke u konfirmuar si një nga shtyllat kryesore të formacionit.

Ai konfirmoi, gjithsesi, se ditët e fundit është ndier jashtëzakonisht mirë dhe është i uritur për të dhënë gjithçka në fushë për Anglinë. Kujtojmë që sonte “Tre Luanët” do të luajnë ndeshjen e dytë në grupe dhe kanë mundësinë që nëse fitojnë ndaj Ganës, të kualifikohen direkt në fazën tjetër.

PANORAMASPORT.AL