Franca në telashe para duelit me Norvegjinë, Deshamp largohet përkohësisht nga drejtimi i kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 22:44

Franca në telashe para duelit me Norvegjinë, Deshamp largohet përkohësisht nga drejtimi i kombëtares

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deshamp, është larguar përkohësisht nga kampi i Francës në Kupën e Botës 2026 pas vdekjes së nënës së tij. Ai është kthyer në Francë për të marrë pjesë në funeral dhe nuk pritet të drejtojë ekipin në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Norvegjisë. Në mungesën e tij, ndihmëstrajneri Guy Stefan do të marrë drejtimin e skuadrës.

deshmap

Sipas raportimeve, Federata e Futbollit Franceze, konfirmoi lajmin dhe kërkoi respektimin e privatësisë së familjes gjatë kësaj periudhe të vështirë. Franca tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt pas fitoreve ndaj Senegalit dhe Irakut.

PANORAMASPORT.AL