Gjermania në dilemë: A duhet ndryshuar e gjithë struktura pas dështimit në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 13:08

Gjermania në dilemë: A duhet ndryshuar e gjithë struktura pas dështimit në Botëror

Pas dështimit të fundit në Kupën e Botës, te Federata Gjermane e Futbollit (DFB) priten ndryshime të mëdha në staf. Megjithatë, ish lojtari i kombëtares Tomas Strunz beson se këto ndryshime nuk janë aspak të mjaftueshme.

gjermania

“Gjithçka te DFB duhet të vihet tani nën lupë,” kërkoi kampioni i Evropës në vitin 1996. Retig, presidenti i DFB, Bernd Nojendorf dhe gjithashtu drejtori i të rinjve Hanes Volf janë “njerëz që nuk kanë fituar kurrë tituj në jetën e tyre dhe që përfaqësojnë mesataren dhe mediokritetin”, kritikoi ashpër ish futbollisti i Bajernit drejtuesit aktualë të federatës.

“Kjo është DFB e sotme. Nëse këto pozicione nuk ndryshojnë, edhe trajneri i kombëtares Jurgen Klop nuk do të mund të ndryshoj asgjë në planin afatgjatë.”

PANORAMASPORT.AL