Partizani bën pazar në Kavajë, Bratu teston lojtarin e Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 12:01

Partizani bën pazar në Kavajë, Bratu teston lojtarin e Besës

Partizani po shkon drejt përfundimit të javës së parë të përgatitjeve për sezonin e ri, por deri në këtë moment nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim në merkato.

BRATU

Në kampin e kuq duket se nuk ka nxitim për të bërë goditje, pasi stafi i ri teknik, i drejtuar nga Florin Bratu, ka vendosur që fillimisht të vlerësojë grupin aktual të lojtarëve dhe vetëm më pas të përcaktojë nevojat e skuadrës. Zhvillimet e fundit tregojnë se Partizani nuk do të ndjekë një merkato me emra të bujshëm gjatë kësaj vere. Klubi kryeqytetas po fokusohet te futbollistë të rinj, me potencial dhe me kosto të përballueshme, në përputhje me strategjinë e re financiare. Ersi Kapo është lojtari me të cilin është arritur marrëveshja sipas “Ligasport”.

“Panorama Sport” ndërkohë mëson se në seancat e para stërvitore me Partizanin, po provohet edhe pikërisht ish-mbrojtësi i Besës. Futbollisti 22-vjeçar, pas katër sezonesh me ekipin kavajas, po mundohet të bindë trajnerin Bratu për të fituar një kontratë me të kuqtë. Ersi Kapo është një mbrojtës qendre me gjatësi 1.86 metra, i cili ka krijuar tashmë eksperiencë në Kategorinë e Parë. Në sezonin e fundit ai ishte një nga pikat më të forta të prapavijës së Besës, duke zhvilluar 29 ndeshje, me 2.393 minuta në fushë.

Përveç paraqitjeve të qëndrueshme në mbrojtje, ai realizoi edhe dy gola dhe dhuroi një asist, duke treguar se mund të jetë i dobishëm edhe në fazën sulmuese. Nëse arrin të bindë stafi n teknik gjatë kësaj periudhe prove, Kapo pritet të fi rmosë me Partizanin. Profi li i tij përputhet plotësisht me fi lozofi në e re të klubit, e cila synon ndërtimin e një skuadre me lojtarë të rinj, të perspektivës dhe me kosto të arsyeshme fi nanciare. Në këtë mënyrë, të kuqtë synojnë të ndërtojnë një ekip konkurrues, por njëkohësisht të qëndrueshëm nga ana ekonomike.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL