Pikantet e Dinamo-Astana/ Rrjeta e grisur, tabelë që bën “naze” dhe vetëm 200 tifozë
Lojtarët e Astanës freskohen nga uji i fushave, pasi në momentin që po hynin në dhomat e zhveshjes përkoi me momentin e ujitjes, duke sjellë edhe ilaritet në shkallët e stadiumit.
– Asistenti i parë vë re një të çarë në rrjetën ku dy ditë më parë ekipi i Bate Borisov shënoi ndaj Elbasanit, ku edhe u ça rrjeta. Ndërhynë punëtorët e fushës për ta riparuar defektin dje të nisë normalisht loja.
– Trajneri Ilir Daja shkoi tek pankina e miqve ku takoi përzemërsisht kolegun e tij të Astanës, me të cilën është ndeshur më herët kur ka qenë pjesë e Ballkanit.
– Për të ardhur keq që ndeshja u luajt në një stadium thuajse të boshatisur. Vetëm 200 të pranishëm, më shumë pjesë të stafeve respektive dhe familjarë të lojtarëve.
– Kur u dëmtua Ismaili dhe po merrte ndihmën mjekësore, tekniku Daja i thërret stafit mjekësor, pasi donte të dinte gjendjen e lojtarit. “Jepni një sinjal mo”, ia behu tekniku.
– Tabela e ndërrimin bën “naze” tek zëvendësimi i Abrajev, teksa u detyruan që kazakët ta bëjnë ndërrimin më pas pa qenë nevoja të ngrihet tabela me numra e saj.
PANORAMASPORT.AL













