Postuar: Korrik 10, 2026 | 16:52
Vllaznia gjen sulmues, pranë firmës me lojtarin që vlerësohej 800 mijë euro
Daniel Perez ka gjasa që të veshë fanellën e Vllaznisë në vazhdim. Zërat e merkatos e dërgojnë te kuqeblutë për të përforcuar repartin ofensiv.

24-vjeçari nga Venezela aktivizohet në qendër të sulmit. Për herë të fundit luajti me Nea Salamis në kategorinë e dytë qipriote, ku e mbylli në krye.
Perez shënoi gjashtë gola në kampionat gjatë edicionit të kaluar, ndërsa luajti 15 ndeshje. Më parë është ftuar edhe nga përfaqësuesja e Venezuelës, pavarësisht se pa fituar minuta.
Kur ishte vetëm 19 vjeç, kartoni i tij i përkiste Klub Bryzh. Asokohe Perez vlerësohej 800 mijë euro në treg, ndërsa tashmë nuk ka një vlerësim.
PANORAMASPORT.AL













