Lojtari anglez e befason shokun e ekipit në konferencë, gati për çerekfinalen e Botërorit
Atmosfera në kampin e Kombëtares së Anglisë është mjaft e relaksuar para çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Norvegjisë, teksa mbrojtësi Djed Spens vendosi të bëjë një shaka gjatë konferencës për shtyp.

Futbollisti 25-vjeçar i Tottenhamit u maskua si gazetar dhe ndërpreu konferencën e mesfushorit Morgan Rozhers për ta pyetur rreth një debati që po zhvillohet brenda ekipit: Kush është lojtari më i shpejtë i Anglisë?!
”Ka pasur shumë spekulime javët e fundit se kush është më i shpejti në ekip. A është e vërtetë që ‘gjyshi’ Spens është më i shpejti?”, pyeti me humor mbrojtësi anglez. Rozhers, i befasuar nga prania e shokut të skuadrës, shpërtheu në të qeshura para se t’i përgjigjej.
”Nuk do të vija bast kundër teje në një garë. Megjithatë, ka disa që pretendojnë se mund të të mposhtin. Anthony Gordon është një prej tyre, ndaj do të doja ta shihja atë garë. Atëherë do ta kuptojmë se kush është më i shpejti. Por, sinqerisht, nuk do të vija bast kundër teje”, u shpreh mesfushori i Aston Vilës. Kujtojmë që Anglia siguroi çerekfinalen pasi mposhti 3-2 Meksikën.
PANORAMASPORT.AL













