ZYRTARE/ Ndryshim i plotë drejtimi, titullari i Kombëtares me një trajner të “panjohur” te milionerët
Mario Mitaj ka mësuar sot emrin e trajnerit të ri që do të drejtojë skuadrën e Al Itihad në kampionatin e Arabisë Saudite. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, pasi ka provuar në pak më shumë se dy vite një trajner argjentinas, një francez dhe një portugez, tashmë do të drejtohet edhe nga një trajner gjerman.

Ndryshe nga e kaluara kur Al Itihad drejtohej nga emra shumë të njohur si Marcelo Gajardo, Loran Blank apo Serxho Konseisao, klubi ka vendosur në drejtim një emër të “panjohur”. Gjermani 38-vjeçar Jens Vising është emëruar në pankinën e klubit saudit që ka ndryshuar plotësisht kurs e nuk po bën më shpenzime të çmendura.
Vising ka qenë për shumë vite si zëvendëstrajner në klube si PSV, Benfika e Salcburg, para se të merrte në fillimin e këtij viti drejtimin e Gamba Osaka në Japoni. Tanimë, ai do të jetë trajneri i ri i klubit të Al Itihad, me detyrën për ta mbajtur këtë skuadër në nivele konkurruese, edhe pse pritet të ketë largime të shumta të yjeve të saj.
PANORAMASPORT.AL













