Drejtuesi i klubit italian flet për sulmuesin e Kombëtares: Jemi me fat që e kemi, nuk është e lehtë të gjesh të tillë
Emri i Kristian Shpendit vazhdon të qarkullojë gjithnjë e më shumë në merkaton e futbollistëve, pasi sulmuesi ka bërë paraqitje bindëse me fanellën e Çezenës në edicionet e fundit. Lojtari i Kombëtares shqiptare po shihet me interes nga klube të ndryshme, por për momentin te Çezena shpresojnë që ai të vazhdojë të mbetet pjesë e bardhezinjve.

Vetë drejtori sportiv Andrea Mançini, në ditën e prezantimit të trajnerit të ri, Alesandro Diamanti, ka theksuar se shpreson që Shpendi të mbetet pjesë e ekipit, pasi është një futbollist shumë cilësor dhe është i vështirë për t’u zëvendësuar.
“Nga pikëpamja teknike nuk ka dyshime, është një lojtar shumë i fortë për këtë kategori dhe jemi me fat që sot e kemi te Çezena. Urojmë që të qëndrojë, pasi sulmues të tillë nuk është e lehtë që të gjenden”, tha ai.
Sigurisht, kjo nuk përjashton mundësinë e largimit të Shpendit, pasi para një oferte të rëndësishme ekonomike, klubi nuk do të kishte probleme të shiste sulmuesin për të siguruar të ardhura.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













