ZYRTARE/ Trajneri që donte Ronaldo, Portugalia e prezanton me kontratë deri 76 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 16:38

ZYRTARE/ Trajneri që donte Ronaldo, Portugalia e prezanton me kontratë deri 76 vjeç

Zhorge Zhezus është emëruar trajneri i ri i Portugalisë, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2030. Ashtu siç edhe pritej merr vendin e Roberto Martinez, që drejtoi ekipin gjatë Botërorit.

bandicam 2026-07-10 16-35-22-626

71-vjeçari me shumë eksperiencë e merr për herë të parë drejtimin e Portugalisë. Për herë të fundit ishte në krye të Al Nasr, ku me Kristiano Ronaldon dhe Zhoao Feliks udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion.

Zhezus është edhe trajneri më i suksesshëm portugez sipas edhe statistikave. Arritja më e madhe ishte me Flamengon, të cilën e udhëhoqi për fitimin e Copa Libertadore.

Për të nis tashmë një epokë e re. Me kontratën 4-vjeçare i është treguar edhe besimi nga ana e federatës. Nëse qëndron deri në fund, Zhezus do të jetë 76 vjeç në përfundim të kontratës, pikërisht më 31 korrik 2030.

PANORAMASPORT.AL