FOTO/ Konfirmohet Sherif Kallaku, rivalët e Vllaznisë bëjnë “bingo” në merkaton e verës
Sherif Kallaku është pjesë e Teutës në Bansko të Bullgarisë. Teuta po zhvillon aty fazën përgatitore, ndërsa sot u luajt edhe takimi i parë miqësor me Ludogorets.

Ra në sy se përpara fillimit të ndeshjes, u shfaq në protokoll edhe Sherif Kallaku në stol. Ky i fundit i është bashkuar Teutës nga Vllaznia.
Një lajm ekskluziv që “Panorama Sport” e ka raportuar që në muajin maj. Dhe pse në Shkodër kishin besim që do të qëndronte pasi u rinovua kontrata, diçka e tillë nuk ndodhi.
Ludogorets fitoi sot 1 me 0. Takimi u vendos me një gol në pjesën e dytë.
Formacioni: Selmani; Jazxhi, Zhongo, Përgjoni, Fangaj, Toli, Maçolli, Mala, Boçi, Arifi, Daci
Në stol: Vata, Mexhidi, Kallaku, Ismajli, Kotobelli, Juri Tetova, Kuqi
Trajner: Edlir Tetova
KONFIRMIMI I SHERIF KALLAKUT NË PROTOKOLL:

PANORAMASPORT.AL













