Si askush tjetër në historinë e Botërorëve por Mbape i çudit të gjithë: Kjo nuk është Franca më e fortë e të gjitha kohëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 18:18

Si askush tjetër në historinë e Botërorëve por Mbape i çudit të gjithë: Kjo nuk është Franca më e fortë e të gjitha kohëve

Përfaqësuesja e Francës ka qenë e vetmja e cila ka shfaqur një lehtësi mbresëlënëse për të fituar ndeshjet dhe nuk është rastësi që cilësohet nga të gjithë si favorite për të fituar Kupën e Botës. Meritë padyshim edhe e Kilian Mbape i cili me 8 gola e 3 asiste, ka qenë një nga emrat kyç të lojës ofensive të saj.

asdasdasdsadsadsadsdsad

Sulmuesi u bë i pari që arrin të shënojë të paktën 8 gola në dy edicione të ndryshme të Kupës së Botës, ndërsa ka qenë pjesë më parë edhe e një ekipi që ka fituar trofeun. Shumëkush e sheh këtë Francë si më të fortë se ajo që ka arritur finalen në vitet paraardhëse, pro për vetë Mbape, gjërat nuk janë kështu, edhe pse nuk shqetësohet nga sfidat që e presin ekipin e tij në vijim.

“Nuk më shqetëson kush është kundërshtari. Nëse është Belgjika, atëherë është Belgjika dhe nëse është Spanja, atëherë është Spanja. Do të shohim çfarë ndodh. Është një gjysmëfinale dhe gjithmonë do të jetë një ndeshje e vështirë.

Sigurisht që ndihem mirë me Francën. Është një ekip, një grup që e dua shumë. Ka shumë lojtarë në këtë ekip që janë miq, të cilët i kam njohur prej shumë vitesh. Ka edhe lojtarë të rinj sigurisht, të cilët më shohin pak si një lojtar më të vjetër.

Duhet t’i jap shembullin ekipit, veçanërisht në anën emocionale, sepse në fushë bëhet fjalë për futboll, por më shumë në anën emocionale, sepse unë jam një lojtar që kam luajtur më shumë ndeshje të Kupës së Botës me në skuadër. E di se si është të luash në një Kupë Bote dhe e di që duhet t’ua mësoj këtë shokëve të mi të skuadrës.

Franca më e fortë e të gjitha kohëve? Jo, nuk është më e forta. Unë kam qenë kampion bote dhe nënkampion. Kjo skuadër nuk ka qenë as kampione bote dhe as nënkampione. Është ajo me potencialin më të madh, ajo me të cilën është më e lehtë të bësh plane për të ardhmen. Mund të ëndërrojmë që ta arrijmë. Kemi shumë cilësi, por ekipet e forta janë ata që fitojnë, dhe tani për tani nuk shoh ndonjë trofe të artë përkrah meje. Duhet të fitojmë për të qenë ekipi më i mirë në histori”, ishin fjalët e Mbape para mediave.

PANORAMASPORT.AL