Postuar: Korrik 10, 2026 | 18:00
Skënderbeu nuk ndalet në merkato, afron sulmuesin që luan me kombëtaren U-21 dhe e mbylli me “poker”
Skënderbeu po tregohet mjaft aktiv në merkaton e verës. Nikola Velishkovski do të jetë transferimi i radhës sipas “Korça Boom”.

Qendërsulmuesi është 1.93 i gjatë. I lindur në Shkup është produkt i Vardarit.
Velishkovski është po ashtu pjesë e ekipit U-21 të Maqedonisë së Veriut. Për herë të fundit ndërkohë mbajti veshur fanellën e Brera Strumicës ku e mbylli me “poker” golash ndaj Shkupit.
Më parë u konfirmua afrimi i Amadu Sejdi te Skënderbeu. Lojtarët që do të japin kontributin e tyre nën urdhrat e trajnerit Ahmataj.
PANORAMASPORT.AL













