Superiorja përballet me situata të pazakonta, mësoni axhendën e katër ndeshjeve të kthimit në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 18:42

Superiorja përballet me situata të pazakonta, mësoni axhendën e katër ndeshjeve të kthimit në Europë

Ekipet e Abissnet Superiore do të njihen javën tjetër me fatin e tyre në Europë. Dinamo e ka rrugën më të vështirë pas humbjes 1 me 0 në shtëpi ndaj Astanës, ndërsa të gjithë skuadrat kanë në dorë fatin e tyre.

uefa

UEFA ka zyrtarizuar axhendën për ndeshjet e kthimit. Të mërkurën, më 15 korrik, Egnatia dhe Vllaznia do të zbresin në fushë. Egnatia do të presë në orën 21:00 Petrokubin pas barazimit 1 me 1 në sfidën e parë të Ligës së Kampioneve. Në anën tjetër Vllaznia luan në transfertën e Malishevës me avantazhin e fitores 1-2 në Ligën e Konferencës. Sfida nis në orën 16:30.

Sa i përket të enjtes, më 16 korrik, janë rezervuar sfidat e Dinamos e Elbasanit. Fillimisht në orën 17:00 do të jetë Astana që pret Dinamo. Më pas në orën 19:00 do të luhet sfida mes BATE-s dhe Elbasanit në Azerbajxhan.

TURI I PARË I LIGËS SË KAMPIONEVE

Egnatia – Petrokub(1-1), 15 korrik(e mërkurë) ora 21:00 në stadiumin “Arena Egnatia”

TURI I PARË I LIGËS SË KONFERENCËS

Malisheva – Vllaznia(1-2), 15 korrik(e mërkurë) ora 16:30 në Kampin Nacional Hajvalia

Astana – Dinamo Siti(1-0), 16 korrik(e enjte) ora 17:00 në “Astana Arena”

BATE – AF Elbasani(1-1), 16 korrik(e enjte) ora 19:00 në stadiumin “Mehdi Huseynzade” të Azerbajxhanit

PANORAMASPORT.AL