ZYRTARE/ Fitoi titullin kampion si bardheblu, zbulimi i Tiranës që e mori Dinamo ndryshon sërish skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 20:05

ZYRTARE/ Fitoi titullin kampion si bardheblu, zbulimi i Tiranës që e mori Dinamo ndryshon sërish skuadër

Zhozelin Behiratçe ka ndryshuar sërish skuadër. Së fundmi është prezantuar nga Slovacko në elitën e futbollit çek ku ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

Screenshot 2026-07-10 200405

Behiratçe ishte për herë të fundit pjesë e Oleksandrijas në Ukrainë. Ndërkohë ishte Tirana që e zbuloi në janarin e vitit 2021.

Si bardheblu fitoi edhe titullin kampion në Shqipëri. Jo vetëm me Tiranën, por ka luajtur edhe te Dinamo.

Behiratçe është 26 vjeç dhe po kalon një moment të mirë në karrierë. Për të do të jetë eksperiencë e re në Çeki.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL