FORMACIONET ZYRTARE/ Surpriza e madhe! Spanja ul në stol yllin e Barcelonës, ndryshime edhe te Belgjika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 19:38

FORMACIONET ZYRTARE/ Surpriza e madhe! Spanja ul në stol yllin e Barcelonës, ndryshime edhe te Belgjika

Sot do të luhet çerekfinalja e dytë e Botërorit. Takimi mes Spanjës dhe Belgjikës do të nisë në orën 21:00.

Screenshot 2026-07-10 193656

Surpriza e madhe dhe ndryshimi i vetëm te Spanja është Pedri. Ylli i Barcelonës është lënë në stol, ndërsa vendin e tij e merr Fabian Ruiz. Pjesa tjetër mbetet e pandryshuar nga sfida me Portugalinë.

Mungesa e madhe te Belgjika është Amadu Onana. Mesfushori pësoi dëmtim të rëndë në sfidën e kaluar me SHBA-në. Rikthehet De Bryjn nga minuta e parë.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me Francën në gjysmëfinale. Këto të fundit eliminuan Marokun.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJË – BELGJIKË

Screenshot 2026-07-10 193721

PANORAMASPORT.AL