ZYRTARE/ E mbylli me Tiranën pas tre vitesh, prezantohet menjëherë nga Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 19:22

ZYRTARE/ E mbylli me Tiranën pas tre vitesh, prezantohet menjëherë nga Elbasani

Xhuljan Reçi i është bashkuar Elbasanit. Dje zyrtarizoi largimin nga Tirana ku ishte për tre vite përgatitës atletik, ndërsa tashmë do japë kontributin e tij te verdheblutë.

Screenshot 2026-07-10 191909

Njoftimi i Xhuljan Reçit:

Të dashur miq,

Pas 3 vitesh intensive dhe plot emocione, sot mbyll rrugëtimin tim me KF Tiranën. Ka qenë një nder dhe privilegj i madh të shërbej si trajner i përgatitjes fizike për këtë klub me kaq shumë histori gjatë kësaj periudhe.

Falënderoj nga zemra të gjithë lojtarët për djersën, përkushtimin në çdo seancë stërvitore përgjatë këtyre tre sezoneve dhe besimin që treguan tek puna ime. Një falënderim i veçantë për të gjithë stafet teknike që kam punuar këto 3 vite dhe drejtuesve për bashkëpunimin, si dhe tifozëve për mbështetjen e palodhur.

Jam krenar për gjithçka ndërtuam bashkë këto vite dhe i uroj ekipit shumë suksese në të ardhmen!

Screenshot 2026-07-10 192037

PANORAMASPORT.AL